Ndërlidhjet

GAZA


Sulmet nga ajri dhe toka të trupave izraelite kanë shkaktuar vdekjen e 12 palestinezëve dhe plagosjen e mbi 80 të tjerëve në qytetin e Khan Junis dhe në kampin e refugjatëve të këtij qyteti, që gjendet në Rripin e Gazës.
Sipas burimeve nga spitali, shumica e viktimave qenë civilë.
Të njëjtat burime thonë se spitali, pas mjekimit të të plagosurve, është gjendur në zjarrin e helikopterëve izraelitë, ku për pasojë janë lënduar 2 persona.
Nabil Rdeineh, këshilltari i udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat, i ka cilësuar sulmet si masakër.
“Kjo është një masakër e re e Izraelit kundër popullit palestinez. Politika shkatërruese e Izraelit duhet të ndërpritet menjëherë. Në kërkojmë nga Këshilli i Sigurimit të dërgojë një forcë që do ndajë dy popujt”, tha Rdeineh.
XS
SM
MD
LG