Ndërlidhjet

PARIS


Anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë rënë dakord lidhur me dërgimin sa më të shpejtë të inspektorëve të kontrollit të armëve në Irak për të ndaluar zhvillimin e armëve të shkatërrimit në masë, nga regjimi i Sadam Hyseinit, ka thënë ministri i jashtëm francez, Domenique de Villepin.
De Villepin takohet sot në Paris me Ministrin e jashtëm britanik, Jack Strou.
Megjithatë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme lidhur me sulmet ushtarake.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania mbështesin një rezolutë të re, e cila përmban lejimin e sulmeve ushtarake. Franca këmbëngul për një qasje me dy faza, ndërsa Rusia dhe Kina janë kundër ndërhyrjes ushtarake.
XS
SM
MD
LG