Ndërlidhjet

logo-print

HAGË


Dëshmitari në procesin gjyqësor të Sllobodan Millosheviqit, ish ministri i Jashtëm malazez, Nikolla Samarxhiq tha në Tribunalin e Hagës se lideri i dikurshëm i Serebisë mbante për fyti institucionet federale jugosllave gjatë konflikteve në Bosnjë dhe në Kroaci nga fillimi i viteve të 1990.
Samarxhiq tha se presidenti i atëhershëm i federatës, Zoran Liliq ishte “njeri i Millosheviqit”, kurse “ministri i Brendëshëm serb vepronte sikur të ishte ministër i Brendëshëm federal”.
Millosheviq mohon çfarëdo përzierje në mizoritë në Bosnjë dhe Kroaci duke thënë se levat e komandimit nuk arrinin tek ai si president i Serbisë.
XS
SM
MD
LG