Ndërlidhjet

UASHINGTON


Dhoma Përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara pritet të miratojë gjatë ditës një rezolutë e cila do të autorizojë presidentin George Bush që të ndërmarrë aksion ushtarak kundër Irakut nëse vendos se aksioni i tillë është i domosdoshëm.
“Kjo rezolutë i jep presidentit autorizimet që i nevojiten për konfrontimin e kërcënimit që paraqet Iraku. Është një rezolutë fundamentalisht e ndryshme dhe më e mirë se ajo që na kishte dërguar presidenti. Ajo nuk është as e Demokratëve dhe as e Republikanëve, por tash është një rezolutë e vendosmërisë dhe vlerave amerikane”, ka thënë lideri i shumicës në Senatin e Shteteve të Bashkuara, Tom Daschle.
XS
SM
MD
LG