Ndërlidhjet

ZAVIDOV


Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka përjashtuar mundësinë, që Rusia të pranojë një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit për Irakun, rezolutë e cila parasheh sulmet ushtarake nëse Iraku nuk plotëson të gjitha kushtet.
Deklarata e Putinit erdhi pas takimit me kryeministrin britanik, Tony Blair.
Megjithatë Putin ka nënvizuar se Rusia nuk ka fakte lidhur me armët që zotëron Iraku:
“Rusia nuk ka ndonjë informacion të besueshëm që mbështet ekzistencën e armëve bërthamore apo ndonjë lloji tjetër arme të shkatërrimit në masë nga ana e Irakut”, tha Putin.
Ky i fundit tha se para çdo lloj kërcënimi u duhet dhënë inspektorëve të armëve një mundësi për të kryer punën e tyre.
Blair ka vizituar Moskën për të siguruar mbështetjen e saj për rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG