Ndërlidhjet

OSLO


Jimmy Carter, është fituesi i çmimit Nobel për paqen për vitin 2002.
Gunar Berge, shefi i komitetit të Nobelit norevegjez, në Oslo, ka bërë publik emrin e fituesit.
“Komitetit norvegjez i Nobelit, ka vendosur t’i japë çmimin Nobel për paqe për vitin 2002, Jimmy Carter për përpjekjet e tij të plodhura gjatë disa dhjetvjeçarëve, për gjetjen e zgjidhjeve paqësore të konflikteve ndërkombëtare, për çuarjen përpara të demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror”, tha Gunar Berge.
Këtë vit kanë qenë 156 kandidatë pë marrjen e këtij çmimi, nga të cilët 117 individë dhe 39 grupe.
XS
SM
MD
LG