Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti dhe Qeveria e Kosovës kanë dënuar dhunën e djeshme të demonstruesve në Pejë kundër forcave ndërkombëtare të Sigurisë. Kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës tolerancë dhe mirëkuptim.
Ndërkaq qeveria e Kosovës ka dënuar dhunën ndaj pjestarëve të KFOR-it dhe ka cilësuar të papranueshme veprimet që cënojnë integritetin fizik të qytetarëve.
Edhe Zyra amerikane në Prishtinë ka mbajtur të njëjtin qëndrim duke besuar në kapjen dhe ndëshkimin e autorëve.
XS
SM
MD
LG