Ndërlidhjet

logo-print

PATRICK MOORE: NUK MENDOJ SE RUSIA, FRANCA DHE KINA DO TË KUNDËRSHTOJNË PËRGJITHMONË LIDHUR ME IRAKUN


“Mendoj se ata i dhanë çmimin se ai nuk është zoti Bush…ai është e kundërta e asaj që ata e shohin në zotin Bush! Prandaj ata i dhanë këtë çmim Carterit. Jo vetëm për ta falënderuar zotin Carter por, në një mënyrë, për ta kritikuar zotin Bush! Mendoj se, pak a shumë, kjo ishte ajo që përshkoi çmim Nobel për paqe. Siç thashë, zoti Carter e meritoi çmimin por nuk e dij se a e meriton të kritikohet zoti Bush” – thotë Patrick Moore, analist i Radios “Evropa e Lirë” duke folur për çmimin Nobel për Paqe.

RADIO “EVROPA E LIRË”
Dje Ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara i dhanë përkrahje presidentit Bush lidhur me një aksion të mundshëm ushtarak kundër Irakut. Nga këndvështrimi juaj, cili është mesazhi kryesor…veçanërisht për Kombet e Bashkuara dhe për Irakun?

PATRICK MOORE
Mesazhi kryesor është se Shtetet e Bashkuara janë shumë serioze në kërkesat që Iraku të ç’armatoset dhe të sigurohen se Sadam Huseini nuk do ti përdorë armët e tij kimike dhe biologjike dhe ato për shkatërrim masiv. Poashtu është bërë e qartë se nuk do të tolerohet zhvillimi i programit bërthamor të Irakut. Siç thatë edhe ju, kjo porosi u është dërguar Kombeve të bashkuara dhe Irakut…Irakut, që ti bëhet e qartë se administrata aktuale amerikane është shumë serioze…Mesazhi për Kombet e Bashkuara është, siç tha edhe presdienti Bush para disa javësh në Kombet e Bashkuara, se kjo organizatë, për të mbetur e rëndësishme dhe serioze, duhet ta siguroj zbatimin e ligjeve dhe të rezolutave të veta. Kjo ka të bëjë me misionin e inspektorëve të armatimit dhe me ç’armatosjen e Irakut.

RADIO “EVROPA E LIRË”
Disa shtete me të drejtë të vetos në Këshillin e Sigurimit mbajnë një qëndrim krejtësisht të ndryshëm lidhur me Irakun. Në këto rrethana çfarë zhvillimesh do të kemi në të ardhmen?

PATRICK MOORE
Nuk mendoj se ndonjëri prej këtyre tri vendeve me të drejtë të vetos, që aktualisht po e kundërshtojnë pozicionin amerikan, pra Rusia, Franca dhe Kina do të kundërshtojnë përgjithmonë. Ata e kuptojnë se amerikanët do të vazhdojnë me planet e tyre dhe secili prej këtyre shteteve do të përpioqet që, si shpërblim për bashkëpunim, të fitoj atë që dëshiron. Në rastin e Kinës bashkëpunimi do të thotë se ajo do të abstenoj nga votimi…ashtu siç ka vepruar në raste të këtilla. Nuk është e qartë se a do të kërkoj Kina ndonjë çmim lidhur me aspekte të politikës së saj ndaj minoritetit mysliman ose lidhur me politikën karshi Tajvanit. Mendoj se nga presidenti Bush ata nuk do të fitojnë atë që dëshirojnë lidhur me Tajvanin. Sa i përketë Francës dhe Rusisë…të dy këto vende kanë marrëdhënie të zgjeruara biznesi në Irak dhe dëshirojnë ti ruajnë ato. Mund të thuhet se Rusia, nuk ka interesim parësor për Irakun, por është e interesuar për kufirin e saj jugor. Sikur Kina, edhe Rusia do të përpiqet të përfitoj nga ammerikanët lidhur me Gjeorgjinë apo Çeçeninë.

RADIO “EVROPA E LIRË”
Dje ish presidenti Jimmy Carter fitoi çmimin Nobel për Paqe. A mund të ketë kjo gjë ndonjë ndikim në politikën aktuale të jashtme amerikane?

PATRICK MOORE
Para se të përgjigjem në pyetjen tuaj më lejoni të them se sinqerisht pajtohem se zoti Karter ka merituar diçka. Siç e dini ai ishte i nominuar pothuajse çdo vit për këtë çmim…Siç kanë thënë disa vëzhgues, ai është njëri nga presidentët amerikanë që dëshmoi se më i efektshëm ishte jashtë zyrës se sa kur ishte në zyrë. Shtrohet pyetja përse atij iu dha çmimi tash kur, siç thamë, ai ishte sa më kujtohet, i nominuar pothuajse për çdo vit? Folësi norvegjez që shpalli fituesin e çmimit tha qartazi se “ai shpreson se Karteri do të shërbej si simbol i një Amerike që vepron nëpërmjet të negociatave e jo nëpërmjet forcës, që punon së bashku me partnerët e jo vetëm…" Mendoj se ata i dhanë çmimim se ai nuk është zoti Bush…ai është e kundërta e asaj që ata e shohin në zotin Bush! Prandaj ata i dhanë këtë çmim Karterit. Jo vetëm për ta falënderuar zotin Karter por, në një mënyrë, për ta kritikuar zotin Bush. Prandaj, mendoj se, pak a shumë, kjo ishte ajo që përshkoi çmim Nobel për paqe. Siç thashë, zoti Karter e meritoi çmimin por nuk e dij se a e meriton të kritikohet zoti Bush.
XS
SM
MD
LG