Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Pesëmbëdhiet anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë vendosur të mbajnë një debat të hapur për Irakun ditën e Mërkurë, ku do thonë se çka mendojnë për propozimet Amerikane dhe Britanike për një rezolutë të re më të rreptë që do të kërkonte nga Iraku të çarmatoset apo të ballafaqohet me sulm të mundëshëm ushtarak të prirë nga Shtetet e Bashkuara.
Sekretari i përgjithshëm i OKB_së, Kofi Annan beson se shumica e anëtarëve preferojnë qasjen franceze për dy rezoluta, të cilat së pari do të përcaktojnë kushte më të rrepta për inspektim dhe e dyta që do të miratonte përdorimin e forcës, se sa një rezolutë të vetme.
XS
SM
MD
LG