Ndërlidhjet

ZAGREB


Interpolli ka lëshuar fletë arrest për kryeshefin e dikurshëm të shtatmadhorisë së armatës kroate, Janko Bobetko, i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lidhur me vrasjen e 100 serbëve gjatë vitit 1993 nga armata kroate në rajonet qendrore të vendit.
Zyrtarët e Kroacisë deri tash kanë rrefuzuar që ta dorëzojnë Bobetkon në Gjykatën e Hagës, duke thënë se disa pjesë të aktakuzës kundër tij janë të papranueshme.
Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë kërkuar nga Zagrebi që t,a dorëzojnë Janko Bobetkon në Tribunalin e Hagës.
XS
SM
MD
LG