Ndërlidhjet

BERLIN


Në një raport të Shërbimit federal gjerman të zbulimit thuhet se numri i të vrarëve në tre vitet e kaluara të konfliktit në republikën kryengritëse ruse të Çeçenisë është shumë më i lartë se sa që ka shpallur Moska.
Në raport thuhet se numri i ushtarëve rusë të vrarë në konfrontim me kryengritësit prej vitit 1999 është gati 10 mijë, kurse shifrat zyrtare sillen në 4.500.
Raporti thotë se numri i kryengritësve të vrarë arrin mbi 80 mijë në vend të 13 mijë, sa thotë Moska.
XS
SM
MD
LG