Ndërlidhjet

BELFAST


Irlanda e Veriut është rikthyer nën drejtimin e drejtpërdrejtë të Londrës, pasi Britania ka pezulluar qeverinë vendase.
Sekretari i shtetit për Irlandën e Veriut në qeverinë britanike, John Reid, ka thënë se ky hap është i domosdoshëm për të parandaluar dështimin e procesit të paqes.
“Kjo është një rrugë pa krye, shpresoj të jetë vetëm për një kohë të shkurtër. Nuk është gjithë procesi i paqes që është futur në qorrsokak”, tha Reid
Qeveria e Belfastit, u mbërthye nga kriza pas akuzave se Ushtria republikane Irlandeze, kishte qasje në dokumenta sekrete, përmes njerëzve të vet në qeveri.
XS
SM
MD
LG