Ndërlidhjet

KJEV


Ekspertët amerikanë dhe britanikë kanë filluar hetimet në terren lidhur me akuzat se Ukraina i ka shitur Irakut një sistem radarësh.
Qeveria amerikane ka akuzuar drejtpërsëdrejti presidentin Kuçman për përfshirjen në këtë shitje.
Ambasadori amerikan në Kjev, Karlos Pasqual, ka bërë të ditur se Uashingtoni ka bllokuar 54 milionë dollarë ndihma për Ukrainën.
“Për momentin jemi përqëndruar në mbledhjen e informacioneve, ndërsa në fund të hetimeve Uashingtoni dhe Londra do vendosin se cilat do jenë politikat kundrejt Kjevit”, tha Paskual.
XS
SM
MD
LG