Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka deklaruar se beson që Izraeli do të kundër përgjigjet nëse sulmohet nga Iraku.
George Bush i ka bërë këto komente pas bisedimeve me kryeminstrin izraelit, Ariel Sharon në Shtëpinë e Bardhë.
“Nëse Iraku sulmon nesër Izraelin, supozoj se kryeministri do t,ia kthejë. Ai është i vendosur të mbrojë vetëveten. Shpresojmë se regjimi irakian do të çaramtoset paqësisht”, tha presidenti amerikan.
Pas këtyre komenteve, zyrtarët amerikanë kanë bërë dallimin midis sulmi të paprovokuar irakian kundër Izraelit dhe në situatë lufte me Irakun.
Në rast lufte, Shtetet e Bashkuara do të konsultoheshin me Izraelin lidhur me përgjigjen kundër Irakut, tha zyrtari.
Ariel Sharon tha se Izraeli kurrë nuk ka patur mik më të mirë se Bushi në Shtëpinë e Bardhë.
XS
SM
MD
LG