Ndërlidhjet

PRISHTINË


Familjarë të shqiptarëve që konsiderohen të zhdukur, kryesisht nga rajoni i Gjakovës kanë filluar protestën 24 orëshe para selisë së Këshillit për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut në Prishtinë dhe kërkojnë nga Parlamenti, Qeveria e Kosovës, dhe UNMIK-u të ndriçohet fati i bijve të tyre.
Protestuesit i kanë vizituar përfaqësues të Komisionit për të zhdukurit pranë Parlamentit të Kosovës në krye me Flora Brovinën, e cila është zotuar se do të bëjë ç,është e mundur që të ndriçohet fati i personave të zhdukur në Kosovë.
XS
SM
MD
LG