Ndërlidhjet

ASTANA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, duke folur në kryeqytetin e Kazakistanit, i ka bërë thirrje Irakut që të respektojë vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare dhe tu japë inspektorëve të armatimit prani të plotë në cilindo lokacion që do të kërkonin ta vizitojnë, kur do të kthehen në Irak.
“Mendoj se është e rëndësishme që Iraku t,u nënshtrohet rezolutave të Këshillit të Sigurimit. Ndaj tij po bëhet presion i fuqishëm nga vendet anembanë botës duke kërkuar që t,u nënshtrohet dhe besoj se kur do të shkojnë inspektorët, ata do të kenë prani të papenguar dhe Iraku do të bashkëpunojë”, tha Koffi Annan.
XS
SM
MD
LG