Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Partitë politike shqiptare dhe maqedonase, fituese në zgjedhjet e fundit në Maqedoni kanë bërë të ditur se kanë arritur marrveshje lidhur me formimin e qeverisë së re të koalicionit.
Qeveria e kryeministrit socialdemokrat, Branko Cërnovkovski do të ketë në përbërjen e vet 4 ministra nga Bashkimi Demokratik për Integrime.
Ministritë e drejtësisë, transport dhe komunikacionit, arsimit dhe shëndetësisë do të drejtohen nga BDI-ja. Ndërkaq kjo parti do të ketë postin zëvendësministri në ministrinë e brendshme dhe të mbrojtjes.
Njëherësh shqiptarët në Maqedoni do të kenë dhe 2 vende në Këshillin Kombëtar të Sigurisë.
XS
SM
MD
LG