Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të gjejë një kompromis rreth krizës në Irak, ka bërë të ditur Kofi Anan, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate.
Mësohet se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një zgjidhje të pranueshme për Francën dhe Rusinë.
Sipas burimeve diplomatike, rezoluta e re do t’ja bëjë të qartë Irakut se do të përballet me pasoja të ashpra në rast të mosrespektimit të kushteve. Por ajo nuk përmban kërcënim të qartë për sulme ushtarake.
Megjithatë sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, ka se Uashingtoni është i përgatitur të veprojë dhe pa miratimin e Këshillit të Sigurimit nëse është e nevojshme.
XS
SM
MD
LG