Ndërlidhjet

UASHINGTON


Drejtori i CIA-s, Xhorxh Tenet, në një seance dëgjimi para Kongresit amerikan, tha se kërcënimet për sulme terroriste kundër Shteteve të Bashkuara mbeten të njëjta me atë që ka qenë para 11 shtatorit të vitit të kaluar.
Xhorxh Tenet tha se rrjeti i Al-Kaidës është riorganizuar dhe gjendet në atë që e quajti “fazën e ekzekutimit”.
“ Sulmet e shumta që po ndodhin anembanë botës nga Bali në Kuvajt, numri i madh i sulmeve të dështuara, mesazhet e udhëheqësve të lartë të Al-Kaidës, të çojnë drejt përfundimit se Al-Kaida ndodhet në fazën e saj të ekzekutimit dhe ka ndërmend të na sulmojë si brenda dhe jashtë vendit” tha Tenet.
XS
SM
MD
LG