Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Pakicat etnike nuk trajtuar si duhet nga pushteti lokal në Kosovë, thuhet në raportin e paraqitur sot nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan.
Në raport ai kërkon nga udhëheqësit shqiptar që pushteti vendor t’i shërbejë të gjitha bashkësive etnike në mënyrë të njëjtë.
Anan veçon se Parlamenti i kosovës ka humbur një mundësi kyç kur nuk pranoi të përfshinte universitetin në veri të Mitrovicës si pjesë të sistemit të njehsuar të arsimit në Kosovë.
Njëherësh buxheti i shpërndarë nga qeveria për komunat ku gjenden pakicat nuk është bërë në mënyrë të drejtë.
Raporti në fjalë është bërë publik vetëm një javë para zgjedhjeve të 26 teëtorit.
XS
SM
MD
LG