Ndërlidhjet

SHKUP


Mbrëmë në Tetovë, në shkëmbim zjarri me policinë është vrarë Madin Adili, 20 vjeçar dhe plagosur seriozisht Mensur Ramadani, 21 vjeçar, njofton policia e maqedonisë, por zëdhënësi i OSBE-së nuk ka mundur të komfirmojë se viktimat kanë hapur zjarr kundër policëve.
Sipas zëdhënësit Vojisllav Zafirovski, ata ngisnin veturë pa traga dhe nuk ishin ndalur, por kishin vrapuar veturën kundër policëve dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre, të cilët kanë kthyer zjarrin.
Zëdhënësi i misionit të OSBE-së Wolfgang Gren ka thënë se sipas vëzhguesve të tij në Tetovë “kjo i ka ngjarë sikur dikush merr veturën e prindit e sillet rrotull dhe se ndoshta djemtë kanë qenë nën alkohol dhe panikë”.
XS
SM
MD
LG