Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte nesër ka paraparë të vizitojë Beogradin ku pritet tu bëjë presion autoriteteve jugosllave që të arrestojnë dhe dorëzojnë gjeneralin e akuzuar të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, për të cilin thotë se ndodhet në Serbi, nën mbrojtjen e armatës.
Ministri jugosllav i Drejtësisë, Savo Markoviq një ditë para arritjes së Carla del Ponte ka mohuar pohimet e prokurorëve të Tribunalit të Hagës se Ratko Mlladiq fshihet në Serbi.
XS
SM
MD
LG