Ndërlidhjet

BEOGRAD


Paqëruajtësit e SFOR-it në Bosnjë kanë gjetur kohëve të fundit prova se kompanitë “Orao” dhe “Obarska” nga Bjelina kanë qenë ndërlikuar në shitjen ilegale të armëve Irakut nëpërmjet kompanisë “Jugoimport” të Beogradit, shkruan e përditëshmja “Blic”.
Sipas shkrimeve të “Blicit”, provat e gjetura në Bjelinë tregojnë se ekspertë jugosllavë ndodhen në Irak për të instaluar pajisjet e paspecifikuara dhe ushtrimin e irakianëve për përdorimin e tyre.
Për të gjitha këto janë njoftuar zyrtarët më të lartë jugosllavë dhe serbë, thotë gazeta “Blic”, por rapoprti i saj nuk është konfirmuar nga burime të pavarura.
XS
SM
MD
LG