Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara sonte kërkuan që autoritetet jugosllave dhe ato të Bosnjë-Hercegovinës të ndërmarrin aksion kundër dy firmave që i kanë shitur armë Irakut, duke shkelur regjimin e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara.
Zëdhënësi i Stejtdepartmentit, Richard Boucher tha se Shtetet e Bashkuara presin që dy vendet të ndalin transferin, të hetojnë shitjen dhe të ndëshkojnë përgjegjësit.
Zëdhënësi tha më tej se Uashingtoni pret që autoritetet e dy vendve të ndërmarrin hapa të domosadoshëm për ndërprerjen e menjëherëshme të çafardo bashkëpunimi vijues me Irakun.
XS
SM
MD
LG