Ndërlidhjet

MOSKË


Afro 700 vetë vazhdojnë të mbahen peng në teatrin popullor të Moskës, nga një grup i armatosur çeçenësh.
Një zyrtar i Forcës Ruse të Sigurisë ka konfirmuar lajmin se një 20 vjeçare ishte qëlluar për vdekje nga pengmarrësit, menjëherë sapo filloi kriza e pengjeve natën e kaluar.
2 vajza kanë mundur të arratisen, pa pësuar lëndime ndërsa u goditën me granata nga rebelët.
Pengmarrësit kanë bërë të ditur se do të lirojnë 50 pengje në shkëmbim të Ahmed Kadirov, kreu i administratës pro-ruse në Çeçeni.
50 pengje të tjera, përfshirë dhe 15 fëmijë janë liruar disa orë më parë, ndërkohë që vazhdojnë negociatat mes zyrtarëve rusë dhe rebelëve.
XS
SM
MD
LG