Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Ka hyrë në ditën e tretë kriza e afro 700 pengjeve në teatrin e Moskës, që mbahen nga një grup çeçenësh të armatosur. Pengmarrësit kanë thënë se do të fillojnë të godasin mbi pengjet, nëse nuk fillon plotësimi i kërkesave të tyre. Ata vazhdojnë të kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të trupave ruse nga Çeçenia.
Disa nga pengjet janë liruar gjatë ditës së sotme, mes të cilëve dhe 8 fëmijë. Por nuk u liruan, ashtu si u premtua, 75 qytetarët e huaj që gjenden në mesin e pengjeve.
Ahmed Zakajev, përfaqësuesi i udhëheqësit çeçen, Asllan Makadov, ka dënuar aktin e pengmarrjes, po ka thënë se kjo vjen nga gjendja dëshpëruese në Çeçeni.
“Fakti që pengjet po mbahen në ndërtesën e teatrit është një akt si pasojë e dëshpërimit, nga njerëz që kanë ndërmarrë një hap ektrem sepse nuk shohin ndonjë zgjidhje për të dalë nga kriza”, ka thënë Zakajev.
XS
SM
MD
LG