Ndërlidhjet

ROKVILË


Prokurorët federalë dhe vendorë po diskutojnë rreth akuzave të mundshme ndaj dy personave të arrestuar dje lidhur me vrasjet në seri me snajper. Vrasje këto që kanë nisur nga 2 tetori dhe kanë shkaktuar 10 viktima.
Një nga të ndaluarit, John Allen Muhammed, i cili ka shërbyer në ushtrinë amerikane, edhe më parë ka qenë i akuzuar për përdorim të paligjshëm të armëve të zjarrit, por jo për snajper. I akuzuari i dytë është John Lee Malvo, një adoleshent nga Xhamajka.
Majkëll Bushard, i Zyrës Federale të Alkolit, ka sqaruar:
“Rezultatet e balistikës treguan se arma e gjetur në automjetin e Muhamedit qe arma e vrasjeve”, tha Bushard.
XS
SM
MD
LG