Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Jeta e 700 personave që janë marrë peng në teatrin e Moskës, nga një grup çeçenësh të armatosur, është përparësia kryesore, ka deklaruar presidneti i Rusisë, Vladimir Putin.
Ky i fundit ka nënvizuar se është i hapur për të gjitha mundësitë, në mënyrë që kriza të zgjidhet përmes bisedimeve.
“Jemi të hapur për të gjitha kontaktet. Të gjitha propozimet janë të mundshme”, ka vlerësuar Putin.
Militantët kanë kërcënuar se do të hedhin në erë ndërtesën nëse trupat ruse nuk tërhiqen nga Çeçenia.
Vetem pak me pare u liruan dhe 4 pengje te tjera duke e çuar ne 19 numrin e te liruarve gjate dites se sotme.
XS
SM
MD
LG