Ndërlidhjet

logo-print

PARIS


Franca tha se do të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara për projekt-rezolutën e Uashingtonit në Këshillin e Sigurimit mbi Irakun, por do ta prezentojë edhe planin e saj nëse nuk arrihet konsenzusi.
Zëvendës ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara James Cunningam tha se Uashingtoni është i interesuar për t’i dërguar sinjal të qartë Bagdadit.
“Ne nuk e sollëm këtë çështje në Këshillin e Sigurimit për të kërkuar autorizim për përdorimin e forcës ushtarake. E ngritëm për t’i dërguar sinjal të qartë Irakut, dhe për ta forcuar regjimin e inspektimit, kështu që të kemi gjasa për sukses”, tha Cunningam.
Presidenti amerikan George Bush tha dje se një rezolutë efektive e Kombeve të Bashkuara duhet t’i kërcënohet Irakut me “pasoja” për mospërmbushjen e kërkesave të çarmatimit.
XS
SM
MD
LG