Ndërlidhjet

MOSKË


90 pengjë e kanë humbur jetën gjatë aksionit të forcave ruse për lirimin e tyre nga rrëmbyesit çeçenë.
Të dhënat i bëri publike zëvendës ministri i brendshëm Vladimir Vasilyev, disa orë pas vërsuljes së forcave speciale në orët e mëngjesit.
“Ia dolëm të shpëtojmë mbi 750 njerëz, të cilët tani janë shtrirë nëpër spitalet e ndryshme të Moskës”, tha Vasilyev.
Autoritete e Moskës kanë thënë se afër 50 rrëmbyes janë vrarë, kurse dy të tjerë janë zënë dhe i janë nënshtruar hetimeve.
Vasilyev konfirmoi se hyrjes së forcave speciale i ka paraprirë lëshimi i një gazi të panjohur në ndërtesën e teatrit.
XS
SM
MD
LG