Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Liderët botërorë e kanë shprehur lehtësimin e tyre me përfundimin e krizës së pengjve në Moskë, dhe kanë shfrytëzuar rastin të flasin kundër terrorizmit.
Kryeministri izraelit Ariel Sharon e lëvdoi presidentin rus Vladimir Putin për rolin e tij në aksionin ushtarak kundër rrëmbyesve çeçenë. Ky operacion duhet t’i tregojë botës se “nuk mund të ketë kompromis me terrorizmin”, tha Sharon.
Ministria e jashtme e Kinës shfaqi keqardhje për viktimat, por e mbështeti lidershipin e Putinit.
Ministri i jashtëm francez Dominique de Villepin tha se “terrorizmi ushqehet me kriza”, ndërsa pushtimi i teatrit nga ana e militantëve e dëshmoi nevojën e ngutshme për zgjidhje politike të konfliktit në Çeçeni.
XS
SM
MD
LG