Ndërlidhjet

MOSKË


Shtohet numri i pengjeve të vdekur në teatrin e Moskës në 118, bënë të ditur Ministria Ruse e Shëndetësisë.
Fillimisht, autoritetet ruse kishin thënë se numri i pengjeve të vdekur ishte 30, për ta shtuar pastaj në 90 dhe tash në 118.
Ndërkohë, shtohet presioni mbi autoritetet ruse për të dhënë hollësi rreth gazit që është përdorur gjatë sulmit që i dha fund krizës së pengjeve në Moskë.
Mjekët kanë thënë se një pjesë e pengjeve vdiqën nga gazi që u përdor nga forcat ruse para se të hynin në ndërtesë.
Aktualisht qindra pengje po trajtohen ende në spitale, ndërsa vëzhguesit thonë se numri i viktimave mund të shtohet ende.
XS
SM
MD
LG