Ndërlidhjet

logo-print

MOORE:"SERBIA DUHET TË DENACIFIKOHET...."


Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lirë


RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Moore, Shtetet e Bashkuara kanë prova të qarta se firma e aviacionit "Orao" në bashkëpunim me firmën jugosllave "Jugoimport" kanë rinovuar avionët ushtarakë të Irakut. Cili është komenti juaj lidhur me këtë çështje?

PATRIK MOORE
Kjo dëshmi amerikane është mjaft e qartë dhe është kaq e qartë sa pati një takim urgjent me qeverinë jugosllave dhe zoti Koshtunica dhe disa të tjerë pranuan që diçka kishte ndodhur, pushuan menjëherë nga puna disa njerëz, kanë filluar hetimet dhe mrekullia më e madhe ndodhi të enjten kur edhe autoritet boshnjake serbe pranuan se ka patur një shkelje të embargos së armëve kundër Irakut nga "Orao", dhe filluan të pushojnë njerëzit nga puna dhe të fillojnë hetimet. Një element i habitshëm është deklarata e Koshtunicës që "Orao" është një firmë boshnjake dhe jo jugosllave, ndërkohë që vetëm pak kohë më parë ishte vetë Koshtunica që deklaroi në fushatën e tij elektorale se sa pranë zemrave të tyre qëndron Republika Srpska prandaj mendoj se ka disa obligime këtu si ndaj "Orao-s" dhe ndaj "Jugoimportit". Gjithsesi ajo që del në pah është fakti se Serbia nuk është ende një partner i pranueshëm dhe i respektueshëm për NATO-n dhe për komunitetin ndërkombëtar. Nëse i besojmë Koshtunicës dhe të tjerëve se janë thjesht ca renegatë dhe fashistë që nuk janë hequr që nga koha e Millosheviçit, apo nëse mendojmë se ka diçka më të komplikuar dhe më të thellë këtu, faktet do të dalin në dritë do të hetohen para se të ketë bisedime për pranimin e Serbisë në Partneritetin për paqe apo të angazhohet Serbia në Kosovë apo në ndonjë ide tjetër që kanë qarkulluar përreth, para se Serbia të denacifikohet totalisht. Kjo çështje ka treguar edhe njëherë se si Serbia vetë ashtu dhe Republika Srpska duhet të denacifikohen totalisht para se të konsiderohen si partnerë të denjë ndërkombëtarë.


RADIO EVROPA E LIRË
Klod Xhorda, i cili është presidenti i Tribunalit të Hagës ka paraqitur para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ankesën se autoritetet jugosllave nuk bashkëpunojnë me Tribunalin, në një kohë që edhe prokurorja Del Ponte ka thënë se presidenti jugosllav Koshtunica po pengon arrestimin e ish gjeneralit Ratko Mlladiç dhe ekstradimin e tij në Hagë.

PATRIK MOORE
Po ajo i ka kërkuar zotit Xhorda të ankohet formalisht pranë Këshillit të Sigurimit për mosbashkëpunimin e Jugosllavisë dhe ka thënë se arrestimi i Mlladiçit po pengohet personalisht nga Koshtunica. Prokurorja Del Ponte nuk ka paraqitur prova për këtë, por ka përmendur më parë se çështja e kapjes së Mlladiçit është e ndryshme nga ajo e kapjes së Karaxhiçit. Problemi Mlladiç është se nuk egziston vullneti politik i lidershipit jugosllav për ta kapur atë, edhe pse duket që çdokush e di se ku është, ndërsa me Karaxhiçin çështja është më e komplikuar, sepse disponon një rrjet mbështetës si në popullësi ashtu dhe në autoritetet e Republikës Srpska. Prandaj nuk mendoj se Del Ponte do të bënte një deklaratë të tillë pa e ditur se për çfarë po flet.

RADIO EVROPA E LIRË
Javën që kaloi presidenti i Malit të Zi , Millo Gjukanoviç fitoi zgjedhjet parlamentare. Çfarë do të thotë fitorja e tij për Malin e Zi, Jugosllavine dhe Ballkanin?

PATRIK MOORE
Kjo do të thotë se është një shenjë shumë e mirë. Egzistojnë dy gjëra: së pari kemi një maxhorancë të qartë në parlamentin e Malit të Zi. Kjo do të thotë, se partia apo koaliconi që mori shumicën e votave, koalicioni i Gjukanoviçit do të jetë në gjendje që qeverisë vendin pa patur nevojën për mbështetjen nga ana e liberalëve apo të ndonjë partie tjetër që mund të jenë në pozitat ku mund të manipulojnë me ata që morën shumicën e votave. Është gjithashtu e mirë sepse Gjukanoviç ka thënë se do të ftojë shqiptarët që të bashkohen me të. Për fat të keq shumë shqiptarë nuk shkuan në vota dhe nuk zgjodhën më shumë përfaqësues shqiptarë, por vetëm 2. Gjëja e dytë që paraqitet përveç faktit se Gjukanoviç ka një maxhorancë të qartë, është dëshira dhe vullneti që po tregojnë malazezët për të votuar për principet e tyre, dhe nuk që janë të gatshëm të lenë veten e tyre të poshtërohen apo të jenë nën presionin si të Beogradit ashtu dhe të Brukselit. Ishte një votë mjaft e qartë për një person që ka bërë një punë shumë të mirë për të ruajtur identitetin e Malit të zi, i cili nuk ka hequr dorë nga planet e tij për pavarësinë dhe kjo do të duhet të merret në konsideratë si nga Beogradi ashtu dhe nga Brukseli. Ka patur një deklaratë gjatë kësaj jave nga zoti Eller, që është njëri nga zëdhënësit e lartë të politikës së jashtme të partisë së kancelarit Shrëder në parlamentin gjerman, ku shprehte se ishte shumë i trishtuar për zgjedhjet në Malin e Zi, pasi do t’ja komplikojë “jetën” Bashkimit Evropian. Ndoshta nuk do të jetë diçka e keqe për Unionin që të arrijnë të kuptojnë se edhe vende të vogla si Mali i Zi, mund të kenë zgjedhje demokratike dhe Brukselit i duhet t’i respektojë ato.
XS
SM
MD
LG