Ndërlidhjet

KOPENHAGË


Vendi kryesuesi Unionit Evropian Danimarka ka vendosur që samitin e ardhshëm evro-rus nga Kopenhaga ta bart në Bruksel. Më parë Moska ishte kërcënuar se do të bojkotonte pjesmarrjen për shkak të konferencës ndërkombëatre kushtuar Çeçenisë që po mbahet në Danimarkë.
Opozita daneze ka kritikuar vendimin për ndrimin e vendit të mbajtjes së samitit. Holger Nilsen, lider i opozitës daneze ka thënë se ky vendim është marrë nën presionin rus:
"Mendoj se ishte vendim i gabuar. Ai mund të interpretohet vetëm si akceptim i presionit rus. Kemi të bëjmë me presion ndaj të drejtave fundamentale demokratike", ka thënë Holger Nilsen.
Konferenca dy-ditëshe kushtuar Çeçenisë ka filluar sot në Kopenhagë me pjesmarrjen e delegatëve nga diaspora çeçene, nga Çeçenia, Rusia dhe të grupeve për të drejtat e njeriut.
Moska ka akuzuar Danimarkën se duke lejuar një takim të tillë është solidarizuar me terroristët.
XS
SM
MD
LG