Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë thënë se pengmarrësit, dhe jo qeveria ruse, janë fajtorë për vdekjen e 117 pengjeve në teatrin e Moskës.
Zëdhënësi Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleqer, tha se presidenti Bush konsideron se tragjedia është shkaktuar nga pengmarrësit.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Moska që të paraqesë më shumë të dhëna për gazin që kanë përdorur forcat speciale ruse në teatrin e Moskës.
Një zyrtar amerikan ka thënë se nga rusët është kërkuar të shpjegojnë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë gazi është përdorur.
XS
SM
MD
LG