Ndërlidhjet

KOPENHAGË


Lideri çeçen, Aslan Maskhadov, ka shfaqur gatishmërinë për bisedime pa kushtëzime me Moskën zyrtare, për të shtuar se "konflikti i përgjakshëm në Çeçeni mund të zgjidhet vetëm me mjete politike".
Këtë prononcim Maskhadov e ka bërë në Kopenhagë ku po mbahet Kongresi Botëror kushtuar Çeçenisë. Ndërkaq, në një deklaratë që ka arritur në radion Evropa e Lirë, Maskhadov ka thënë se ngjarjet në Moskë ishin tragjedi e përbashkët për popullin çeçen dhe rus për të shtuar:
"Ajo që ndodhi në Moskë është pasojë e drejtëpërdrejt e e luftës në Çeçeni, një luftë e llahtarshme, tragjike dhe kriminale kundër popullit çeçen", ka thënë lideri çeçen Aslan Maskhadov.
"Ekzistojnë dy rrugë – ajo e paqjes ose ajo që qon në vdekje, gjakderdhje dhe pengje", ka konkluduar Maskhadov.
XS
SM
MD
LG