Ndërlidhjet

logo-print

LISBON


Kryesuesi i rradhës i OSBE-së, ministri i jashtëm portugez, Antonio Martins da Cruz, ka uruar qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme vendore.
Ai ka shtuar se për herë të parë shumësia etnike e Kosovës u pasqyrua nga grupet politike që u paraqitën në zgjedhje.
Da Cruz ka nënvizuar se vrasja e kryetarit të Therandës, përkatësisht Suharekës, ka qenë një incident i izoluar dhe ka kërkuar nga të gjitha palët që të shmangin dhunën.
XS
SM
MD
LG