Ndërlidhjet

JERUSALEM


Eshtë prishur sot, koalicioni qeveritar i qeverisë izraelite të Ariel Sharonit, pas dorëheqjes së ministrave të partisë laburiste, përkatësisht ministrit të jashtëm Shimon Peres dhe atij të mbrojtjes Beniamin Ben Eliezer.
Mosmarrveshjet mes dy partive kryesore lidheshin me buxhetin e vitit 2003. Laburistët nuk pranonin të miratonin 147 milionë dollarët e paraparë për vendbanimet hebreje të ngritura në territoret e pushtuara.
Laburistët kishin propozuar që ky fond të kalonte për zgjidhjen e problemeve sociale, të varfërve dhe të moshuarve.
Sharon ka deklaruar se dorëheqja e ministrave laburistë do të thotë dhe fund i koalicionit.
XS
SM
MD
LG