Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministrri izraelit, Ariel Sharon, vazhdon përpjekjet për formimin e qeverisë së koalicionit, pas largimit nga ‘qeveria e unitetit kombëtar’ të gjashtë ministrave të partisë Laburiste.
Ndarja e dy partnerëve në koalicion, erdhi pas mosmarrëveshjeve për buxhetin e vitit 2003 dhe pikërisht për një fond prej 145 milion dollarësh, që Likud kërkon ta investojë në vendbanimet hebreje të ndërtuara në territoret palestineze.
Me këtë rast ministri i dorëhequr i mbrojtjes, Ben Elizer u shpreh se ‘nuk mendoj që kjo qeveri mund të bëjë ndonjë gjë për procesin e paqes. Mendoj se jemi në pikën kur e gjithë çfarë kërkohet nga ne është procesi politik’.
XS
SM
MD
LG