Ndërlidhjet

PEKIN


Një studim i publikuar së fundi, tregon se studentët kinezë, janë të pandërgjegjshëm për rrezikun e përhapjes së SIDËs, duke menduar në masë të madhe se ajo shkaktohet nga pickimi i mushkonjave.
Si rezultat i këtij studimi, departamenti i edukimit në Pekin, ka kërkuar që të gjitha shkollat e mesme të nisin këtë vjeshtë, si lëndë mësimore, dhënien e informacioneve për rrugët e përhapjes dhe parandalimit të SIDË-s.
Mendohet se 10 milion kinezë rrezikojnë të infektohen me sëmundjen vdekje-prurëse deri në fund të kësaj dekade.
XS
SM
MD
LG