Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Opozita irakene ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara përdorimin e kufizuar të forcës për rrëzimin e Sadam Hyseinit. Njëherësh Uashingtoni duhet të largohet sa më shpejt pas arritjes së qëllimit.
Xhalal Talabani, kreu i Bashkimit Patriotik për Kurdistanin, i cili kontrollon një pjesë të Irakut të veriut, ka thënë se nuk është e nevojshme që forcat amerikane të qëndrojnë gjatë në Irak, pasi opozita irakene është e aftë të kontrollojë vendin.
Ndërkaq një tjetër përfaqësues i opozitës irakene, Sharif Al-Husein, ka deklaruar në Londër, se Uashingtoni duhet të paralizojë sistemin e mbrojtjes të Sadamit në mënyrë që populli të ngrihet kundër tij, cfarë do mënjanonte një luftë shkatërruese.
XS
SM
MD
LG