Ndërlidhjet

BEOGRAD


Qeveria e Beogradit ka pranuar se Jugosllavia ka shkelur sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj Irakut, duke bërë tregti armësh me Bagdatin.
Sipas një deklarate të qeverisë thuhet se komiteti qeveritar i ngarkuar për hetimet, ka nxjerrë se shkelja e sanksioneve ishte shkaktuar nga rregulloret e paqarta në eksportin e armëve.
Shkeljet më të rënda lidhen me eksportin e paisjeve për aeroplanë luftarakë MIG 21 dhe 23.
Të njëjtat burime njoftojnë se qeveria ka pezulluar bashkëpunimin ushtarako-ekonomik me vendet që gjenden nën sistemin e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG