Ndërlidhjet

JERUSALEM


Ish shefi i ushtrisë izraelite, Shaul Mofaz, ka pranuar propozimin e kryeministrit izraelit, Ariel Sharon, për të marrë postin e Ministrit të Mbrojtjes. Mofaz është i njohur për taktikat e tij të ashpra ndaj palestinezëve.
Udhëheqësi palestinez, Jaser Arafat, e ka cilësuar emërimin si shenjë jo të mirë për paqen në Lindjen e Mesme.
Edhe Ben Eliezer, ministri i sapo larguar nga qeveria, u shpreh se nuk mendon që kjo qeveri mund të bëjë ndonjë gjë për procesin e paqes.
Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, po përpiqet të formojë qeverinë e re, pas largimit të gjashtë ministrave Laburistë, si pasojë e kundërshtive për buxhetin.
XS
SM
MD
LG