Ndërlidhjet

ANKARA


Gjykata kushtetuese në Turqi, dy ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, i ka tërhequr vëmendjen dy partive turke.
Gjykata në fjalë i ka dhënë 15 ditë kreut të partisë së drejtësisë dhe Zhvillimit, Rexhep Taip Erdogan, për t’ju përgjigjur akuzave se ai nuk mund të jetë kryetar i një partie, pasi ka qenë dënuar për nxitje të urrejtjes fetare.
E njëjta gjykatë ka kërkuar nga partia komuniste turke të heqë fjalën komuniste nga emërtimi, pasi kjo bie në kundërshtim me kushtetutën e vendit.
Partia komuniste turke ka hedhur poshtë një kërkesë të tillë.
XS
SM
MD
LG