Ndërlidhjet

MOSKË


Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm rus njofton se po përgatit një dosje shtesë që do t’i dorëzohet autoriteteve daneze dhe e cila pritet t’i lehtësojë procedurat e ekstradimit të të dërguarit çeçen në Moskë, Ahmed Zakajev.
Reagimi erdhi pas komentit të ministres së Drejtësisë së Danimarkës, Lene Espersen, se provat e deritanishme për çështjen Zakajev, janë të pamjaftueshme për të plotësuar konventat ndërkombëtare për ekstradimet.
Ahmed Zakajev u arrestua këtë javë në Kopenhagë, ndërsa merrte pjesë në punimet e Kongresit Botëror Çeçen.
XS
SM
MD
LG