Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit Ariel Sharon po vazhdon bisedimet për krijimin e qeverisë së re në koalicion me partitë e ekstremit të djathtë, në përpjekje për të mënjanuar zgjedhjet e reja të parakohshme.
Sharon ka konfirmuar sot emërimin e ish shefit të ushtrisë, Shaul Mofaz, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra ndaj palestinezëve.
Ndërkaq Sharon është në pritje të përgjigjjes së ish kryeministrit Benjamin Netanjahu, po i partisë Likude, të cilit i është ofruar detyra e ministrit të jashtëm.
Kriza në qeverinë e bashkimit kombëtar të Sharonit, erdhi pas largimit të laburistëve si pasojë e kundërshtive për buxhetin e vitit 2003.
XS
SM
MD
LG