Ndërlidhjet

logo-print

PODGORICË


Ferhat Dinosha, politikani shqiptar në Mal të Zi, dhe anëtar i komisionit për hartimin e Kartës Kushtetuese të Serbisë dhe Malit të Zi, ka dhënë dorëheqjen nga ky komision.
Dorëheqja ka ardhur si pasojë e miratimit të preambulës së kësaj Kushtetute, ku thuhet se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë.
Dinosha citohet të ketë thënë se ky është një vendim që bie në kundërshtim me rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe se komisioni duhet të merret me raportet e ardhshme të Serbisë dhe Malit të Zi dhe jo me statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG