Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit Ariel Sharon po vazhdon bisedimet për krijimin e qeverisë së re në koalicion me partitë e ekstremit të djathtë.
Benjamin Netanjahu, ish-kryeministri izraelit, nga Partia Likude e Sharonit, të cilit i është ofruar posti i Ministrit të Jashtëm, ka deklaruar se do ta pranojë këtë detyrë me kusht që të bihet dakort për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Sharon ka konfirmuar sot emërimin e ish shefit të ushtrisë, Shaul Mofaz, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra ndaj palestinezëve, në detyrën e ministrit të mbrojtjes.
Kriza në qeverinë e bashkimit kombëtar të Sharonit, erdhi pas largimit të laburistëve, si pasojë e kundërshtive për buxhetin e vitit 2003.
XS
SM
MD
LG