Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Bashkimi Evropian ka reaguar me optimizëm të përmbajtuar pas fitores së djeshme të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit, në zgjedhjet e përgjithshme në Turqi.
Brukseli zyrtar ka mirëpritur deklaratat pro-perëndimore të partisë fituese, por ka nënvizuar se ata do të gjykohen para së gjithash nga veprimet dhe politikat që do të ndërmarrin.
Jean-Christophe Filori, zëdhënësi i Komisionit Evropian për zgjerimin, ka thënë se BE-ja është në pritje.
“Ne kemi kemi mbajtur shënim rezultatet, të cilat janë pasojë e zgjedhjes demokratike. Por ne duhet të presim derisa qeveria e re të fillojë punën”, tha Filori.
XS
SM
MD
LG