Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian ka reaguar me optimizëm të përmbajtuar pas fitores së djeshme të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit, në zgjedhjet e përgjithshme në Turqi.
Jean-Christophe Filori, zëdhënësi i Komisionit Evropian për zgjerimin, ka thënë se BE-ja është në pritje.
“Ne kemi kemi mbajtur shënim rezultatet, të cilat janë pasojë e zgjedhjes demokratike. Por ne duhet të presim derisa qeveria e re të fillojë punën”, tha Filori.
Kryeministri aktual, Bulent Ecevit, ka paraqitur dorëheqjen pas humbjes së partisë së tij në zgjedhje, si pjesë e procedurave normale në raste të tilla.
XS
SM
MD
LG